Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord të shtrëngojnë rregullat për produktet që shiten në internet, për të mbrojtur më mirë konsumatorët. Shitësit me pakicë online, si edhe kompanitë e zinxhirit të furnizimit duhet të marrin më shumë përgjegjësi për produktet e shitura në internet, sipas një “marrëveshjeje politike tentative” të arritur.
Ndër të tjera, qëllimi është që produktet e dëmshme të tërhiqen sa më shpejt në të ardhmen. Për shembull, kjo ka të bëjë, me produktet e shitura nga shitës me pakicë në internet si Amazon në BE, por të dorëzuara nga një vend jo anëtar i Unionit Europian. Anna Cavazzini, kryetare e Komisionit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit në Parlamentin Europian:
Si rezultat, produktet që nuk plotësojnë standardet tona të sigurisë përfundojnë në tregun e brendshëm të BE-së.
Cavazzini theksoi se “shtrëngimi i rregullave për shitjen me pakicë në internet ishte shumë i vonuar”.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht frikës nga inflacioni, konsumatorët amerikanë shpenzuan 9.12 miliardë dollarë për blerjet online gjatë “Black Friday”-t (e Premtja e Zezë), më shumë se në vitet e mëparshme, sipas një raporti të publikuar nga “Adobe Analytics”. Gjatë sezonit të festave 2022, të ardhurat totale u vlerësuan në 209.7 miliardë dollarë, një rritje prej 2,5% krahasuar me të ardhurat e regjistruara të vitit të kaluar prej 205 miliardë dollarësh.
Analizuesi i të dhënave të klientëve, i cili gjurmon shumicën e shitësve online në SHBA, raportoi se shitjet në internet gjatë “Black Friday”-t ishin më të larta se 8.9 miliardë dollarët e vlerësuar. Shitjet e “Black Friday” në internet ishin 2,3% më të larta se vitin e kaluar, ndërsa shitjet e vitit 2020 arritën 9,03 miliardë dollarë. Sipas raportit, pajisjet elektronike qëndruan në krye të shitjeve. Krahas tyre, edhe shitjet e lodrave, pajisjet e stërvitjes e ato audio ishin dukshëm më të larta.