Një pikturë abstrakte që Bob Dylan e kompozoi mbi 50 vjet më parë, u shit së fundmi për 196 156 dollarë në ankand. Piktura u realizua gjatë kohës së muzikantit në Woodstock, Nju-Jork, periudhë që e pa atë të bashkëpunonte me The Band. Piktura u përshkrua si një përbërje abstrakte plot ngjyra dhe energjike. Kanavacja është e mbushur me forma dhe modele abstrakte magjepsëse të kombinuara me imazhe të dallueshme, duke përfshirë nota muzikore, kafshë.
Sipas shtëpisë së ankandit, Dylan ia ofroi pikturën banores së zonës Woodstock, Sandy LePanto, në këmbim të një tabele astrologjike, duke vënë në dukje se piktura kishte qenë në familjen e saj derisa u rizbulua së fundmi në pasurinë e ish-bashkëshortit të saj, Anthony Lepanto.
“Sandy nuk ishte vetëm një nga gratë më të bukura në Woodstock në një kohë kur kishte shumë; ajo ishte një mistike, një lexuese e yjeve dhe krijuese e tabelave astrologjike për miqtë e saj”-shkroi Anne Margaret Daniel. “Dylan i dha Sandy një pikturë në këmbim të tabelave dhe leximeve që ajo kishte bërë për të”.
Dylan ka qenë i njohur për veprat e tij artistike që janë ekspozuar. Një nga pikturat e tij zbukuroi kopertinën e albumit debutues të “The Band” në vitin 1968 “Music from Big Pink”. Veprat e tij artistike u përdorën gjithashtu për albumin e tij të vitit 1970, Self-Portrait.