Celebrities Gossip Showbiz

Shitet për këtë çmim mikrofoni me të cilin Cardi B gjuajti një fanse në koncert!

Pas një sërë sulmesh ndaj këngëtarëve gjatë koncerteve, dikush u përpoq të sulmonte edhe reperen Cardi B së fundmi gjatë një koncerti. Megjithatë, ajo mori hakun e saj menjëherë. Videot nga një koncert tregojnë një person në audiencë, duke i hedhur një pije Cardi-t, e cila e spërkat në fytyrë. E tërbuar, Cardi hedh mikrofonin e saj drejt personit dhe e godet atë në fytyrë.

Pas kësaj ngjarjeje, mikrofoni i reperes me të cilin i gjuajti fansit të saj në Las Vegas doli në ankand për një kauzë të mirë. Bëhet e ditur se mikrofoni është shitur në eBay për pothuajse 90 mijë euro. Mikrofoni u hodh në ankand nga pronari i një kompanie, i cili tha se të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi. Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte në 4 mijë euro. Për fat të mirë, mikrofoni ende funksionon.

Rikujtojmë se reperi amerikan, Offset së fundmi ka mbyllur njëherë e mirë thashethemet e tradhtisë sa i përket martesës së tij me Cardi B. 31-vjeçari zbuloi për podcast-in ‘Way Up With Yee’ se:

Ajo është gruaja ime. E dua deri në vdekje.