Çeku i fundit i Steve Jobs i vitit 1976, dikur kishte vlerën e vetëm katër dollarëve në RadioShack. Por, pavarësisht vlerës fillestare modeste, së fundmi u shit për 36,850 dollarë. Radio Shack ka luajtur një rol të rëndësishëm në ditët e para të formimit të kompanisë Apple. Kjo për faktin se Steve Wozniak, një nga bashkëthemeluesit e Apple, bleu një kompjuter TRS-80 nga ai dyqan me pajisje elektrike.
Remember that one time Steve Jobs wrote a corporate check to RadioShack for $4.01?
That check is going to auction for a $32,000 open bid.
Don’t let anyone tell you that money isn’t fungible: pic.twitter.com/H8vlv24aTS— Brendan Fenno (@brendanfenno) December 8, 2023
Çeku u shkrua vetëm katër muaj pas themelimit të kompanisë amerikane. Kjo nënkupton se edhe në ditët e para të ekzistencës së gjigantit teknologjik Apple, Radio Shack ishte një burim i rëndësishëm për kompaninë. Çeku prej katër dollarësh ka gjithashtu edhe një adresë për të cilën shtëpia e ankandeve thotë se ishte “adresa e parë e postës së kompanisë që ata përdorën kur punonin ende në garazhin e prindërve të Jobs”. Ndryshe, çeku që nga vitet 1990 deri më tani ka qenë në pronësi të një koleksionisti privat.
Rikujtojmë, se drejtuesi i ndjerë i “Apple”, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj. Zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim. Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë. Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë; Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit. Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu deri pas shumë vitesh. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme. Sipas Laurene, në një intervistë me “New York Times”, trashëgimia që iu la ka shkuar për kauza bamirëse përmes Fondacionit Waverley Street dhe Emerson Collective.