Së fundmi në mediat në Mançester është shfaqur një reklamë interesante, në të cilën ofrohet për shitje një bunker bërthamor. Bunkeri është i ri, i papërdorur dhe i ruajtur në mënyrë perfekte. Një nga 1500 të ngjashme të ndërtuara në vitin 1950 dhe projektuar për të “mbijetuar” një sulm bërthamor rus.
Në tekst thuhet se ky bunker u krijua gjatë Luftës së Ftohtë dhe se plani ishte të strehonte vëzhgues që do të raportonin për pasojat e një sulmi bërthamor rus. Përbëhet nga dy dhoma, ka tualet dhe mobiljet e nevojshme, në të mund të futen vetëm tre veta. “Ka kapacitetin për të futur ushqim dhe ujë në të për dy javë. Edhe pse mund të hyhet vetëm me shkallë, është shumë komode”-deklaruan agjentët e shitjes.
“Bunkeri nuk është përdorur kurrë. Në paketimin me të është një telefon dhe udhëzime për pajisjet, të cilat përdoren në rast sulmi, duke përfshirë një sirenë dore,”-specifikohej në reklamë. Reklama tërhoqi vëmendjen e komunitetit lokal, si dhe të turistëve në mbarë botën që janë adhurues të gjërave që lidhen me historinë dhe Luftën e Ftohtë. Çmimi i bunkerit është rreth 17,000 euro.