Art & Kulturë

Shitet në ankand për çmimin marramendës piktura e Claude Monet!

Piktura “Sheaf at Giverny” e gjigantit impresionist francez Claude Monet është shitur në ankand në Nju Jork për gati 35 milionë dollarë. Pas rënies së tregut botëror të artit në vitin 2023, shtëpitë kryesore të ankandeve Christie’s dhe Sotheby’s nisën shitjet e tyre në kryeqytetin amerikan të artit dhe financës. Një nga pikturat më të shtrenjta, “Sheaf at Giverny” (1893) nga Claude Monet, u shit për 34,8 milionë dollarë.

 

Dy shkencëtarë të klimës tronditën botën e artit pasi analizuan 100 piktura të William Turner dhe Claude Monet. Në bazë të studimit të tyre të realizuar mbi një model matematikor, ata arritën në përfundimin se ngjyrat gjithnjë e më të zbehta dhe skicat e paqarta të pranishme në evolucionin stilistik të dy artistëve të mëdhenj, pasqyronin ndotjen e ajrit që përfshiu Londrën dhe Parisin në shekullin e 18-të dhe të 19-të.

Studimi u botua në revistën shkencore PNAS nga shkencëtarët Anna Lea Albright nga Sorbonne dhe Peter Huybers nga Harvard. Ata analizuan 60 piktura të realizuara nga Turner midis viteve 1796 dhe 1850 dhe 38 të tjera nga Monet midis viteve 1864 dhe 1901. Nga të dhënat e mbledhura doli se rreth 61% e ndryshimeve të kontrastit, skica gjithnjë e më të paqarta dhe një gamë ngjyrash më e bardhë në piktura pasojnë kryesisht përqendrimet në rritje të dioksidit të squfurit gjatë asaj periudhe kohore.