Një kryevepër e Pablo Picasso-s e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë, çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby’s. “Femme a la Montre” (Gruaja me Orë), është gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit. Piktura paraqet Marie-Therese Walter, modelen franceze e cila ishte gjithashtu dashnorja e artistit spanjoll dhe subjekt i shumë prej pikturave të tij.
Vepra kishte një vlerë prej 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand. Më parë ishte në pronësi të koleksionistes së ndjerë të artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në vitin 1968 dhe është blerë nga një blerës anonim. ‘Femme a la Montre’ është një portret i Walter-it e ulur në një karrige të ngjashme me fronin në një sfond blu. E njohur si “muza e artë” e Picasso-s, Walter ishte 17-vjeçe kur u takua me 45-vjeçarin Picasso në Paris dhe më vonë të dy kishin pasur një lidhje të fshehtë edhe gjatë kohës kur ai ishte i martuar me Olga Khokhlova, një balerinë ukrainase.