Dera e filmit legjendar ‘Titanik’ doli në ankand në Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi është bërë e ditur se është shitur për 1 milion dollarë. Kjo është pikërisht dera në të cilën “Rose” (Kate Winslet) u shpëtua pasi anija u mbyt. Dimensionet e derës janë 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë.
Ndërkaq, artefaktet e filmit të shitura në ankand përfshinin kamxhikun e Harrison Ford nga ‘Indiana Jones’ i vitit 1984 dhe ‘Temple of Doom’, sëpatën e përdorur nga Jack Nicholson në filmin e viteve 1980 ‘The Shining’ dhe më së shumti, copën e drurit nga paneli i Titanikut ku Leonardo DiCaprio dhe Kate Ëinslet u varën në skenën e fundit të Titanikut 1997.
Edhe pse objekti zakonisht përmendet si një “derë lëkundëse” nga fansat e filmit, objekti në fakt është pjesë e kornizës së derës direkt mbi hyrjen e sallës së pritjes së klasit të parë të anijes. Seti ikonë u shit për 718,750 dollarë në ankand dhe ishte artikulli më i shitur i ankandit midis 16 grupeve totale që u shitën për më shumë se 100,000 dollarë.
Nuk ishte i vetmi komplet nga Titaniku i James Cameron që doli në ankand, një prototip i së njëjtës copë druri u shit për 125,000 dollarë, ndërsa rrota e përdorur për anijen në film u shit për 200,000 dollarë. Fustani i Winslet, të cilin aktorja tani 48-vjeçare shihet e veshur në skenën e fundit të Titanikut teksa personazhi i saj Rose dhe personazhi i DiCaprio, Jack fundosen në ujë, u shit për 118,750 dollarë, ndërsa një shtyllë telegrafi e përdorur në film u shit për 81,250 dollarë.
Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Regjisori zbuloi së fundmi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:
Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar.
Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.