Design

Shitet në ankand ora me rërë e përdorur në filmin “The Wizard of Oz”!

Një orë me rërë e përdorur në filmin ‘The Wizard of Oz’ është shitur për gati gjysmë milioni dollarë në ankand. Ora u shfaq në Muzeun Farnsworth, në Rockland, Maine. Ora e rërës ishte pjesa më e mirë në “Hollywood and Entertainment Signature Auction” të Heritage.

Në fillim të këtij viti, një gjykatës në Manhattan ndaloi ankandin e një fustani të humbur prej kohësh të veshur nga Garland në film. Sipas tij një i afërm i pronarit të tij të ndjerë pretendoi se i përkiste asaj. Fustani konsiderohej i humbur për gati katër dekada.

Ai u rizbulua vitin e kaluar në koleksionin e departamentit të dramës të Universitetit Katolik. Kreu i departamentit, At Gilbert Hartke e mori fustanin si dhuratë në vitet 1970 por pas vetëm një viti në kampusin e Uashington, DC, kostumi u raportua se ishte zhdukur. Gati katër dekada më vonë, fustani u gjet përsëri në një kuti këpucësh të hedhura.