Celebrities Gossip Showbiz

Shitet në ankand ora e Gina Lollobrigida e dhuruar nga Fidel Castro!

Ora e dorës që lideri revolucionar i Kubës Fidel Castro i dha dikur yllit të filmit italian Gina Lollobrigida, e cila ndërroi jetë në janar 2023, doli në shitje në ankand për 18,850 euro. Ndërkaq një dollap prej druri siçilian i dekoruar në mënyrë luksoze, i zbukuruar me koral dhe lëvozhgë breshke arriti një vlerë prej 118,250 euro, ndërsa një unazë ari me një smerald dhe diamante kushtoi 9,475 euro.

Më shumë se 700 artikuj duke përfshirë mobilje, vepra arti dhe relikeve personale u ofruan në ankandin dyditor në Gjenovë. Është e paqartë saktësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhurat. Sipas mediave, aktorja italiane ka lënë pas borxhe. Pasuria e saj do të ndahet midis dy trashëgimtarëve, djalit të Lollobrigida; Milko Skofic dhe ndihmësit dhe shokut të saj prej kohësh, Andrea Piazzolla.

Megjithatë, situata është tensionuar pasi familja e Lollobrigida-s e akuzon asistentin e 95-vjeçares se e ka manipuluar për t’i lënë gjysmën e pasurisë. Situata u përkeqësua pasi autoritetet italiane kryen një inventar të pasurisë së aktores dhe zbuluan që mungonin 9 milionë euro asete. Besohet se pasuria e saj që dikur vlente miliona euro, tani kanë një vlerë prej 500 mijë eurosh. Për dekada me radhë, Lollobrigida ishte një nga aktoret më të famshme në botë. Filmat e saj më të njohur përfshijnë “Trapeze”, “Fanfan la Tulipe” dhe “The Hunchback of Notre Dame”.