Celebrities Fashion

Shitet me vlerën marramendëse në ankand palltoja e Elvis Presley!

Një pallto e punuar me porosi, e veshur nga Elvis Presley, është shitur për më shumë se 128 mijë paund në ankand. Palltoja prej lëkure, e veshur nga këngëtari gjatë viteve të fundit të jetës së tij, doli në Wiltshire të shtunën.

Ajo është blerë për më shumë se 128 mijë paund nga një koleksionist amerikan. Drejtuesi i ankandit, Henry Aldridge, kishte thënë më parë se ata prisnin që palltoja të arrinte rreth 15 mijë paund.

Elvis ia dha pallton vëllait të të fejuarës së tij, Ginger Alden, para vdekjes në vitin 1977. Aldridge theksoi më parë se ata e blenë pallton nga një klient që e kishte blerë veshjen gjatë një ankandi vjetor të Elvis Presley të mbajtur në shtëpinë e mëparshme të këngëtarit në Graceland, në Memphis, Tennessee. Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha:

Për mua kjo përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis në një pallto lëkure.

 

Një unazë në formë bufi ari, gjithashtu në pronësi të Elvis Presley, u shit për 14,000 paund.

Një dokumentar i fundit i quajtur ‘Elvis Women’ u hap një diskutim për jetën personale të legjendës. Sipas David Stanley, vëllait nga babai të Mbretit të Rock and Roll-it Elvis Presley seriali kërkon të “zbulojë një njeri që ishte shumë më kompleks se perceptimi publik i ikonës amerikane”. Sipas Irish Mirror, gjatë një pjese të intervistës me David Stanley, ai përmendi se “Ai kishte paramenduar marrjen e medikamenteve që e vranë atë”, ndërsa shtoi gjithashtu se:

Dashuri, lëndim, dhimbje, ekspozim – thjesht nuk mund të duronte më.