Pas Bob Dylan dhe Bruce Springsteen, i gjithë katalogu muzikor i David Bowie iu shit gjithashtu ‘Warner Chappell Music’ për mbi 250 milionë dollarë. Njoftimi erdhi pas muajsh negociatash, pak ditë para festimeve të organizuara më 8 janar për 75-vjetorin e artistit. Repertori përfshin gjashtë dekada këngësh, duke përfshirë “Heroes”, “Changes”, “Space Oddity”, “Let’s Dance”, “Golden Years”, “Ziggy Stardust” dhe qindra këngë të tjera nga 27 albume duke përfshirë “Toy”, të publikuara pas vdekjes.
Guy Moot, shefi ekzekutiv i WCM, tha se:
Këto nuk janë vetëm këngë të jashtëzakonshme, por piketa që kanë ndryshuar rrjedhën e muzikës moderne përgjithmonë. Ne po presim me padurim të kujdesemi për këngët e tij plot me pasion dhe kujdes.
Marrëveshja do të thotë që Warner tani zotëron të drejtat për vetë shkrimin e këngëve të Bowie, si dhe për pothuajse të gjitha regjistrimet e tij. Në shtator të vitit 2021, kompania përfundoi një marrëveshje për të blerë regjistrimet e Bowie nga viti 2000 deri në vdekjen e tij në 2016, duke i shtuar regjistrimeve që zotëronte tashmë nga viti 1968 deri në 1999. Ndërkohë në mbarë botën, fansat po përgatiten të festojnë 75-vjetorin e lindjes së David Bowie, i lindur më 8 janar 1947 dhe i vdekur më 10 janar 2016.
Së fundmi ish-bashkëshortja e David Bowie, Iman Abdulmajid, e mendon sikur ai është ende këtu. Kur e pyesin nëse do të martohet sërish, përgjigja e saj është e prerë.
E di njerëzit kur më takojnë më thonë: ‘E donim shumë burrin tënd të ndjerë’. Dhe unë ia kthej: ‘Oh, ai nuk është burri im i ndjerë, ai është ende burri im. Kështu e ndjej vërtet. Ai është dashuria e jetës dhe do të pres për të derisa ta takoj sërish’.
Revista “People” raportoi se vajza e vetme e çiftit, Alexandria Zahra Jones, 21-vjeçe, i kërkoi Imanit që ajo të martohej përsëri.
Unë thashë: ‘JO!’ Unë ndihem ende e martuar.