Dy pistoleta të dekoruara që i përkisnin Napoleon Bonapartit që vlerësoheshin nga 1.2 deri në 1.5 milionë euro janë shitur në ankand për një shifër rekord. Pistoletat e përdorura në 1814, të klasifikuara si thesare kombëtare, u shitën së bashku me kutinë e tyre të çmuar prej druri të inkorporuara me ar dhe argjend, ku paraqitet profili i perandorit, për 1.69 milionë euro nga shtëpia e ankandeve Osenat.
Shtëpitë e ankandeve Osenat dhe Rossini, organizatorë të ankandit në Fontainebleau, nuk kanë zbuluar asnjë informacion për blerësin, por konsiderojnë se shitja ishte një sukses. Napoleoni I i kishte porositur këto pistoleta nga armëpunuesi Louis Marin Gosset.
Ato janë të lidhura me përpjekjen e tij për vetëvrasje në Fontainebleau natën e 12 deri më 13 prill 1814, gjatë abdikimit të tij të parë. Rikujtojmë se një kapele që i përkiste Bonapartit kur ai sundoi perandorinë franceze në shekullin e 19-të, është shitur së fundmi për 1.9 milionë euro në një ankand në Paris.
Kapelja e zezë e kastorit me dy brinjë vlerësohej midis 600,000 dhe 800,000 euro, ndërsa personi që e ka blerë atë nuk është bërë i ditur ende. Historianët thonë se kapelja ishte pjesë e markës së tij. Napoleoni zotëronte rreth 120 kapele bicorne gjatë viteve.