Janë shitur së fundmi në ankans këpucët blu prej kamoshi të mbretit të rok&rollit, Elvis Presley. “Ato mbartin vlerë të jashtëzakonshme”-u shpreh organizatori i ankandit Andrew Aldridge. Presley ia dha këpucët, numër 41, shokut dhe menaxherit të tij, Alan Fortas, pasi iu bashkua ushtrisë amerikane. Këngëtari i kishte marrë ato nga Carl Perkins, pasi performoi “Blue Suede Shoes” në albumin e tij debutues, “Elvis Presley”.
Këpucët u vlerësuan nga 100 000 deri në 120 000 paund kur u ekspozuan në ankandin “Henry Aldridge & Son” në Wiltshire. Ata u vlerësuan fillimisht me 95 000 paund, duke e çuar totalin në 120 000 paund ose 151 713 dollarë, duke përfshirë premiumin e blerësit dhe TVSH-ja.
Andrew Aldridge tha se këpucët ishin verifikuar nga Jimmy Velvet, shoku i ngushtë i Presley-t. Vitin e kaluar, shtëpia e ankandit i shiti koleksionistit amerikan pallton e këngëtarit për 128 000 paund. Ndërkaq, rikujtojmë se një gjykatës në Tenesi ka bllokuar ankandin e planifikuar të Graceland për të shitur ish-shtëpinë e këngëtarit Elvis Presley.
Rezidenca ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje midis mbesës së Presley-t, aktores Riley Keough dhe një kompanie që pretendoi pronësinë pasi tha se kishte marrë një shumë parash, për të cilat nuk ishin shlyer. Keough trashëgoi Graceland dhe pjesën më të madhe të pasurisë së Presley-t pasi nëna e saj, Lisa Marie Presley, vdiq vitin e kaluar.
Naussany Investments pretendoi se Lisa Marie përdori kompleksin si kolateral për një hua prej 3.8 milionë dollarësh që nuk u kthyen kurrë. Për këtë arsye, ata planifikuan ta shesin këtë pronë në një ankand. Megjithatë, Keough pretendon se dokumentet për kredinë janë mashtrim dhe se firma e nënës së saj ishte falsifikuar.
Për këtë arsye kancelari i qarkut Shelby JoeDae Jenkins lëshoi një urdhër të përkohshëm kundër ankandit të propozuar.