Celebrities Gossip Showbiz

“Shita makinën për të paguar 4 ditë…”, ja çfarë tregon Robert Berisha për pushimet në jug!

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë. Mirëpo siç duket moderatorit nuk i kanë pëlqyer çmimet “e hidhura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij. Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.

Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë, në Shqipëri, se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlong me i paguar, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlong me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, prej kohësh është në një lidhje dashurie me 23-vjeçaren, Ana Skrel, nga Ulqini. Nga postimet e tyre në rrjetet sociale vihet re se dyshja ka nisur pushimet teksa këto ditë të nxehta vere po i kalojnë pranë njëri-tjetrit. Sakaq, Ana Skrel ka publikuar një moment intim, ku Berisha shihet nga pas, duke e përqafuar.