Aktualitet

Shisnin kokainë te “Myslym Shyri” në Tiranë, 3 në pranga!

Operacion antidrogë në Tiranë, kapet mbi 1 kg kokainë, tre persona ranë në prangat e uniformave blu.  Në këtë operacion të koduar “Collaboration 3”, u arrestuan në flagrancë një i ri 23-vjeç, si dhe dy persona të moshave 35 e 43-vjeç, që të tre banues në kryeqytet. Lokalizimi i tyre u bë në rrugën “Myslym Shyri”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration 3”.

Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P.Sh., 35 vjeç, Xh.A., 23 vjeç dhe E.R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P.Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E.R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.