Moti i keq me shira intensivë dhe erë të fortë, sot dëmtuan çatinë e Spitalit të Pukës. Nga shkulja e mbulojës metalike, dy pavionë, Patologjia dhe Pediatria janë jashtë funksionit momentalisht. Stuhia ka shkaktuar dëmtime edhe në rrjetin energjitik duke bërë që në qytetin verior të mungojë energjia elektrike. Po ashtu, probleme raportohen edhe në disa akse të zonës nga rrëshqitja e inerteve.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar, shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Moti mbetet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës, me kthjellime.
Reshjet e shiu, prezente prej orëve të para të 24-orëshit, me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave e me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit. Në veri, pjesërisht në qendër e jug, marrin intensitet deri të lartë. Pas orëve të mëngjesit, gradualisht humbasin intensitet e lokalizohen në lindje të vendit, në formën e shtrëngatave lokale. Reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje në lartësitë mbi 1,100 m.
Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit e në momentin e reshjeve.
Era fryn me drejtim veriperëndim-juglindje e me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male, fiton shpejtësi 12-17 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
6/16
Re shi diell
Kukës
4/13
Borë, shi, diell
Lezhë
7/16
Re shi diell
Dibër
4/14
Re shi diell
Durrës
12/19
Re shi diell
Tiranë
12/18
Re shi diell
Elbasan
11/18
Re shi diell
Berat
8/19
Re shi diell
Vlorë
10/19
Re shi diell
Korçë
4/13
Res shi diell
Gjirokastër
7/17
Re shi diell
Sarandë
12/19
Re shi diell