“Shiko kush luan” starton sot në mbrëmje në Top Channel

Që prej kësaj javë, çdo të shtunë në mbrëmje, në Orën 20:50 minuta vjen programi më i ri në Top Channel, “Shiko Kush Luan”. Ky format është një shoë-quiz argëtues që përfshin brenda vetes personazhet më të dashur të publikut. Ata bëhen pjesë e një gare të përbashkët që krijon shumë humor e zbavitje. Luana Vjollca do të jetë moderatore, ndërsa Edi Manushi dhe Gent Hazizi janë kapitenët e dy skuadrave që do të sfidojnë njëra tjetrën çdo javë. Lori Hoxha thotë se “Shiko Kush Luan” është një program i konceptuar nga zero dhe shërben si një mënyrë për t’iu afruar shqiptarëve argëtim e relaks çdo fundjavë përmes ekranit të Top Channel.