Celebrities Gossip Showbiz

“Shikimet e tyre do më mbesin gjatë në memorie”, Poni flet pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Të gjithë flasin për ta. Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Çdo veprim i tyri padyshim që bën shumë bujë dhe shihet me sy kritik ashtu si jo vetëm i tyri, por dhe i çdo personi që bëhet pjesë. Shumë u përfol hyrja e reperit Mozzik dhe ditën e djeshme në tjetër këngëtare ju bashkua shtëpisë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren e mirënjohur Ponin, e cila erdhi si surprizë për Beniadën. Për modelen bukuroshe, Poni ishte artistja e preferuar e saj.

E pas qëndrimit të saj disa minuta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se këngëtarja ka diçka për të thënë për banorët dhe këtë e ka bërë disa orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Mbas një vizite në ‘Big Brother’ ku përfshihesh nga emocione, që nuk di si ti kalosh. U binda dhe njëherë që banorët kur janë të izoluar kanë nevojë më shumë për dashuri se ata që janë jashtë. Shikimet e tyre do më mbesin gjatë në memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte të më pyeste ç’bëhet atje jashtë a na duan ndopak apo kemi bërë gabime? O Zot një eksperiencë që  do guxim. Atë kohë që më kishin lënë në dispozicion mbas përqafimeve me Beniadën, jam e lumtur që shkëmbeva me të gjithë nga një fjalë. Sepse e di që Beniada është ajo zemra e pastër që nuk do ndihej kurrë keq për këtë. Kurseni fjalën e keqe sepse na kanë dhuruar shumë emocion dhe meritojnë shumë dashuri. Guximtarët tanë të ‘BBV’! @iambeniada doja të flisja gjatë me ty por kur të dalësh jashtë do jesh ti e ftuara ime këtë herë.