Celebrities Gossip Showbiz

Shije hakmarrjeje, Dj Geek prezanton të dashurën e re mbrëmjen e dasmës së Dafina Zeqirit!

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u martua me Kreshnik Gjergjin mbrëmjen e 26 tetorit. Të pranishëm ishin miq, familjarë dhe kolegë të saj si Yll Limani, Rina Balaj, e shumë personazhe të tjerë VIP që kanë ndarë foto dhe video të Dafinës si nuse.

Dasma mori shumë vëmendjen e të gjithëve dhe momentet nga ceremonia pushtuan rrjetet sociale. Ama diçka tjetër që mori po aq vëmendjen ishte postimi në Instastory i Dj Geek, ish i dashuri i Dafinës, me të cilin kishte lidhje pak para se të niste romancën me Kreshnik Gjergjin. Dj Geek postoi një foto natën e dasmës së Dafinës, ku prezantoi të dashurën e tij të re, e cila u kuptua si një ‘hakmarrje’ për këngëtaren.

Pak ditë para atij momenti të rëndësishëm, mikeshat e ngushta të Dafinës i kishin organizuar një surprizë të paharrueshme duke organizuar një festë beqarie.