Vajza e madhe e Ben Affleck dhe Jennifer Garner më në fund sqaroi pse shfaqet në publik me maskë në fytyrë, duke treguar se ka sindromën post-virale. 18-vjeçarja Violet ka kohë që po tërheq vëmendjen pasi në publik shfaqet me maskë në fytyrë.
Ajo u shfaq në një takim të Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut të Los Angelesit ku mbajti një fjalim dhe vuri në dukje rëndësinë e mbajtjes së maskave në institucionet publike të mbyllura. Pikërisht gjatë fjalës ajo ka shpjeguar se përse deri tani ishte shfaqur në publik me maskë.
Unë u infektova me një sëmundje post-virale në vitin 2019. Tani jam mirë, por e kam parë vetë që mjekësia nuk ka gjithmonë një përgjigje për pasojat edhe të viruseve të padëmshme.
Violet Affleck holding it down at the LA County Board of Supervisors demanding mask availability, mask mandates in hospitals, and clean air in all government buildings including jails and detention centers. Go Violet! 😷🍉 pic.twitter.com/B8PN3jl5F6
— Joaquín Beltrán for a Free Palestine (@joaquinlife) July 10, 2024
Më pas ajo kërkoi disponueshmëri më të madhe të maskave dhe testime falas për COVID-19, si dhe kërkoi maska në kolegjet mjekësore në vend. Sëmundja që e shtyu atë të bënte këtë lëvizje ndikon në frymëmarrjen e saj dhe shkakton probleme të tilla si inflamacion i fytit dhe mushkërive. Për të ruajtur shëndetin e saj, ajo mban maskë kur shfaqet në publik, gjë që ra në sy edhe gjatë daljeve me prindërit.
Prej disa kohësh po flitet shumë për ndarjen e mundshme mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, martesa e të cilëve duket se është në një gjendje kritike dhe është në prag të divorcit pas vetëm dy vitesh nga ribashkimi i tyre ‘triumfues’. Për momentin duket vetëm çështje kohe që të dy të nënshkruajnë zyrtarisht letrat e divorcit, pasi në praktikë dyshja janë ndarë prej disa kohësh një burim tha për Page Six.
Së fundmi pas gjithë këtyre thashethemeve Lopez është parë duke mbajtur sërish unazën e martesës pasi e hoqi për një kohë të shkurtër për të promovuar linjën e saj të bukurisë J.Lo, mes thashethemeve të vazhdueshme për divorcin e mundshëm të saj dhe Ben Affleck. Këngëtarja 54-vjeçare u pa në New York City, me menaxherin e saj, Benny Medina dhe ndërkohë, Ben Affleck ishte në në Los Angeles. Aktori dhe regjisori 51-vjeçar kaloi kohë me dy fëmijët e tij, Violet dhe Seraphina.