Celebrities Magazine Showbiz

Shifrat flasin vetë! Rekord pëlqimesh dhe ndjekësish me hapjen e llogarisë së re të Instagram-it për Luiz Ejllin pa kaluar ende 24 orë!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ky show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Banorët e këtij viti kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha portaleve mediatike dhe rrjeteve sociale, ku një prej tyre është cilësuar edhe si fenomeni i këtij programi.

Ai është pikërisht Luiz Ejlli, i cili është shpallur gjithashtu edhe fituesi i parë i këtij edicioni, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të përfolur momentalisht, që nga hyrja e tij në “Big Brother VIP” e deri më tani. Ai është mjaft i komentuar si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë, ku duhet thënë se i ka trazuar mjaft ujrat. E një nga shumë situatat e përfolura ka qenë dhe Instagrami i tij, që ka përfshirë shumë njerëz të afërt të tij dhe jo vetëm. Pas hapjes dhe mbylljes së një llogarie të mëparshme me emrin e Luizit, partenerja e tij Kiara Tito vendosi të hapte një të re dhe ta menaxhonte personalisht atë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)


Mesa duket, ky ‘kontroll’ që ka vendosur të bëjë moderatorja mbi emrin e të dashurit të saj ka arritur të jetë diçka pozitive pasi më në fund mbështetësit e tij mund të shprehin të sigurtë mirënjohjen e tyre ndaj figurës së tij. E përveç kësaj, mund ta themi me plot bindje se hapja e kësaj llogaria ka qenë një sukses i vërtetë, i pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Pa kaluar mirë 24 orë, ajo rezulton me 249 mijë ndjekës dhe postimi i tij i parë ka arritur të grumbullojë mbi 113 mijë pëlqime. Më pas një postim i dytë me Kiarën ka marrë mbi 70 mijë pëlqime brenda dy orësh. Shifrat flasin vetë në lidhje me popullaritetin e tij, por sërish dramat nuk mbarojnë këtu.

Ishte kunati i këngëtarit, bashkëshorti i motrës së tij, i cili erdhi me një reagim në dukje të çuditshëm. Sokol Tahiri shpërndau një postim në Instagramin e tij ku shkruhej:

Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Tahiri (@sokol.tahiri.71)