Celebrities Showbiz

Shifra të çmendura! Billie Eilish shet “stilin” e saj shumë shtrenjtë

Billie Eilish është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë, ndonjëherë dhe pak të çuditshëm me ngjyra dhe jashtë asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Së fundmi, ajo ka nxjerrë në shitje për të gjithë ndjekësit e saj, një koleksion të ri veshjesh dhe aksesorësh.

Megjithëse, duket se fansat nuk janë aspak dakord me çmimet, pasi kanë “shpërthyer” në rrjete sociale me ironi ndaj shumës që kushtojnë veshjet dhe aksesorët, ku një peshqir arrin deri në shumën e 91$ dhe ata duken jo të kënaqur.

Kujtojmë se, Billie Eilish ka njoftuar publikimin e albumit të saj më të ri në 30 korrik që titullohet “Happier than ever”. Ndërkohë që ka nxjerrë vetëm këngën e parë të tij.