Aktualitet

Shifër e frikshme e rasteve me COVID-19 në vend…

Janë shënuar shifra alarmante në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 1007 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, duke shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë.

Fatkeqësisht edhe 6 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 1404 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.