Një erë e fortë e shoqëruar me shi ka krijuar probleme në pushimet që shumë turistë zgjodhën të kalonin në Vlorë. Gjithashtu, moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në lundrimet e mjeteve të ndryshme detare.
Jo vetëm kaq, pasi është krijuar dhe një trafik i rënduar në aksin rrugor Orikum-Vlorë, kjo për shkak të largimit nga plazhet të pushuesve.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh kryesisht në jug në orët e paradites.
Më pas mot me vranësira e kthjellime të herëpasherëshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në veri. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Më pas reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jen me intensitet të ulët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në mbrëmje pritet që reshjet të humbasin intensitet dhe territor më pas ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë. Temperaturat parashikohen:
Shkodër 19/32°C
Re shi
Kukës 16/29°C
Re shi
Lezhë 19/33°C
Re shi
Dibër 10/30°C
Re shi
Durrës 21/32°C
Re shi
Tiranë 23/34°C
Re shi
Elbasan 20/32°C
Diell re shi
Berat 20/33°C
Diell re shi
Vlorë 23/32°C
Diell re shi
Korçë 14/26°C
Diell re shi