Celebrities Gossip Showbiz

“Shfaqja më e keqe në historinë e Super Bowl…”/Donald Trump vazhdon të sulmojë Rihanna-n!

Tani nuk është më sekret që Donald Trump nuk është një fans i artistes së njohur Rihanna, ndaj ish-presidentit nuk i bëri aspak përshtypje performanca e këngëtares në pjesën e parë të Super Bowl të së dielës mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles. Ndërsa pjesa më e madhe e botës u impresionua nga Rihanna dhe lista e saj e hiteve, pa përmendur faktin që ajo performoi shtatzënë, Trump nuk e shijoi shfaqjen fare.

Në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump shkroi:

DËSHTIM EPIK: Rihanna dha, pa diskutim, shfaqjen e vetme më të keqe të Halftime në historinë e Super Bowl. Kjo pasi ka fyer shumë më tepër se gjysmën e Kombit tonë, i cili tashmë është në rënim serioz, me gjuhën e saj të urryer dhe fyese. Gjithashtu, aq shumë për ‘Stilisten’ e saj!

Grindja mes Trump dhe Rihanna-s nisi, kur ai e akuzoi atë se nuk kishte “nuk kishte talent”, gjithashtu në Truth Social. Por, pse Donald Trump ka një inat kaq të madh me Rihannën dhe që kur ka nisur? Epo, ai vjen nga një pretendim i bërë nga ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë të Trump, Ronny Jackson, i cili pretendoi se Rihanna kishte pikturuar një mesazh që thoshte “f**k Donald Trump” në vitin 2020.

Marrëdhënia është e acaruar në të dy drejtimet, pasi edhe artistja nuk është mbështetëse e Trump, madje i ka kërkuar ekipit të tij të ndalojë përdorimin e muzikës së saj në mitingjet e tij disa vite më parë. Për Vogue në 2019 diva e muzikës tha se:

Qenia njerëzore më e sëmurë mendërisht në Amerikë tani duket të jetë presidenti. 

Nuk ka gjasa që Rihanna-s t’i interesojë se çfarë mendoi Trump për performancën e saj të së dielës mbrëma në Super Bowl, dhe se komentet e tij mund t’i japin asaj më shumë kënaqësi.