Celebrities Gossip Showbiz

Shfaqet dorë për dore me të! Kush është i dashuri i Chiara Ferragni?

Chiara Ferragni duket se ka gjetur një fillim të ri në jetën e saj sentimentale pas përfundimit të martesës me reperin Fedez.
Ajo është fotografuar së fundmi duke shëtitur dorë për dore me Giovanni Tronchetti Provera, një emër i njohur në botën e biznesit italian. Blogerja e famshme ka shprehur lumturinë e saj për lidhjen e re, duke e përshkruar Giovanni-n si një njeri të mirë.

Jam e lumtur

– ka thënë ajo për një mik të ngushtë, i cili ka zbuluar lajmin për revistën italiane “Oggi”.

Ndërkohë që jetën e saj personale duket se po e gjen sërish, në fushën profesionale Chiara ka pasur kohë të vështira. Ajo ka lënë postin e drejtueses në kompaninë “Fenic” dhe po përballet me akuzat lidhur me çështjen e produkteve Balocco dhe vezëve të Pashkëve “Dolci Preziosi”, për të cilat avokatët e saj po punojnë për të rrëzuar akuzat e mashtrimit.

Giovanni Tronchetti Provera, i cili tani është partneri i ri i Chiara Ferragni-t, është djali i Marco Tronchetti Provera, nënkryetarit të Pirelli dhe një prej personaliteteve më të njohura të biznesit italian.
Giovanni është një menaxher i suksesshëm dhe ka qenë një nga menaxherët më të paguar në Itali në vitet e fundit. Ai ka pasur një martesë të mëparshme me Nicole Moellhausen, me të cilën ka tre fëmijë, dhe thuhet se ai dhe Chiara janë takuar në shkollën ku frekuentojnë fëmijët e tyre.