Showbiz

Sherri me mbretëreshën/ Meghan Markle thotë se asgjë nuk e ndalon atë dhe princin të përdorin markën mbretërore

Bashkëshortja e princit britanik Harry, Megan Markle raportohet se u ka thënë mikeshave të saj se asgjë nuk mudn ta ndalojë ligjërisht të përdorë markën mbretërore të Sussex megjithë urdhrin ndalues të mbretëreshës.

Duka dhe Dukesha e Sussex rrezikojnë një ulje turpëruese në përgjegjësi pasi kanë shpenzuar kohë dhe para në faqen e tyre të internetit Sussex Royal dhe elementë të tjerë marketingu të lidhur me të.

Pas bisedimeve të zgjatura në pallatin mbretëror Buckingham Palace mbretëresha britanike thanë se çifti i larguar me vullnetin e tyre nga detyrat mbretërore nuk mund të përdorin fjalën ‘Royal’ në angazhimet e tyre, teksa po nisin një jetë të re në Kanada.

Një nga shoqet e Meganu tha mediave angleze: “Marka nuk duhet të jetë një problem pasi ata nk është së dëshirojnë të shesin bluza apo lapsa. Megan thotë se nuk dëshiron të merret me këtë, ajo ka projekte globale të cilat flasin vetë por askush nuk mund të mohojë gjakun mbretëror të Harry-t”.