Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas policisë, dy bashkëmoshatarët, 12 vjeç, rreth orës 14:11 janë konfliktuar me njëri tjetrin teksa po luanin futboll.
Nga konflikti është dëmtuar me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën, ndërsa i mituri tjetër së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.
LEXO EDHE: Balla: Të miratojmë propozimet për rritjen e sigurisë në perimetrin e shkollave
“Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën. 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.