Një skandal ka ndodhur në Spanjë, me punonjësit që po merren me rikonstruksionin e stadiumit të Barcelonës, “Spotify Camp Nou”.
Ndërsa tifozët e Barcelonë presin kthimi në “shtëpi” të ekipit sa më shpejt të jetë e mundur, protagonistë janë bërë punëtorët. Evolucioni i punimeve të veprës shqetëson të gjithë dhe ka ngjallur interes te ndjekësit. Por siç kanë bërë me dije mediat spanjolle e premtja ka shënuar një ngjarje të shëmtuar. Njëzet punëtorë të angazhuar në rikonstruksionin e stadiumit u përleshën mes tyre në mesditë. Ata kanë përdorur sende të forta gjatë përleshjeve, kryesisht shkopinj, ku siç raportojnë mediat spanjolle, disa prej tyre u plagosën.
Rreth orës 14:30 të së premtes, siç raportohet nga gazetarja Ana Punsi dhe e konfirmuar nga të gjitha mediat e mëdha spanjolle, rreth njëzet punëtorë që po bëjnë realitet ëndrrën e Barçës u futën në një përleshje të trishtuar mes tyre. Ende nuk dihen arsyet e sherrit, por ata kanë rënë në një sherri që përfundoi në një betejë me shkopinj. Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur. Gazeta ka konfirmuar se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje serioze.
Përgjegjësi i punimeve ka marrë me seriozitet dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në këtë çështje dhe 20 punëtorët që kanë marrë pjesë në përleshje janë pushuar nga puna. Policia e Barcelonës (Mossos d’Esquadra), për më tepër, nuk kanë dashur të identifikojnë asnjë prej tyre. Projekti i madh i Barçës ka kërkuar deri më tani aktivizimin e pak më shumë se 5700 kontratave të punës dhe rreth 1750 punëtorë po kryejnë rimodelimin e stadiumit. Projekti total i “Espai Barça” do të përfshijë një kosto prej 1,45 miliard euro, nga të cilat 1,071 vetëm për stadiumin e futbollit “Spotify Camp Nou”. Ndërkaq, Barcelona dhe veçanërisht presidenti i saj, Joan Laporta po përballet me një presion të vazhdueshëm në lidhje me datën e kthimit të ekipit të parë në “Camp Nou”. Disa anëtarë të Bordit të Laportës vazhdojnë të kenë dëshirë të kthehen në dhjetor 2024, megjithëse përgjegjësit e shohin të vështirë për ta që ta bëjnë këtë përpara shkurtit ose marsit 2025. Për më tepër, klikoni për videon.