Aktualitet

Sherr mes fqinjësh në Lezhë, babë e bir plagosin me kosore 47-vjeçarin, zbardhen detajet!

Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në Balldren të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Policia bën me dije se rreth orës 17:35, në Balldren, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.

Top Channel