Celebrities Showbiz

“Sherr” mes Bes Kallakut dhe Sokol Cikalleshit, Xhensila publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet

Shumë e quajnë një traditë e shumë e më shumë të tjerë e quajnë një ves faktin se dy apo më shumë shqiptarë zihen se kush do të paguajë faturën në fund.

Këtij zakoni nuk i përjashtohen as personazhet e famshëm e konkretisht shembulli ideal për këtë janë bërë Bes Kallaku dhe Sokol Cikalleshi. Dy miqtë kanë ngrënë një darkë familjarisht ku kanë postuar foto dhe video në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të qeshurat dhe batutat sigurisht nuk kanë munguar ashtu sikurndër nuk mund të mungonte ‘sherri i faturës’ për një mbyllje ideale të një darke që shkoi shumë mirë. Ka qënë Xhensila Myrtezaj ajo e cila ka postuar videon ku dy miqtë shihen qartë duke u kapur me njëri-tjetrin se kush të kapë në fund faturën.

Sigurisht që i gjithë ‘sherri’ fizik ishte në kuadër të shakasë pasi edhe Besi dhe Sokoli shihen duke qeshur me të madhe. Gjithsesi, kurioziteti na shtohet të dimë se cili prej tyre e pagoi në fund faturën dhe mbi të gjitha a është penduar në fund?!