Aktualitet

Sherr me sende të forta në Kuçovë, një në pranga/Goditi një 65-vjeçar!

Sherr për motive të dobëta në një lokal në fshatin Perondi të Kuçovës, një i dëmtuar, një në pranga dhe një i proceduar penalisht. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se arrestuan në flagrancë një 29-vjeçar, i identifikuar si person me probleme të shëndetit mendor.

Pas një konflikti të çastit, ai goditi me një send të fortë një shtetas 65-vjeç, duke i shkaktuar lëndime. Po ashtu, uniformat blu nisën procedimin penal për babanë e agresorit, i akuzuar se kërcënoi të dëmtuarin që të tërhiqte denoncimin.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditi me send të fortë, një 65-vjeçar, arrestohet 29-vjeçari. Procedohet penalisht babai i 29-vjeçarit, pasi kanosi të dëmtuarin, për të tërhequr denoncimin.

Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të arrestuar përgjegjësin/it.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç.