Bota

Sherr masiv me grushte mes deputetëve italianë, video bën xhiron e rrjetit! (VIDEO)

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parlamentin italian!

Në një video të publikuar nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, duket se në përleshje janë përfshirë dhjetëra deputetë.  (VIDEO)

Ka qenë deputeti i M5-s Leonardo Donno, i cili tentoi t’i sillte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë. Deputeti më pas u detyrua të dilte me karrige me rrota, pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Sipas disa parlamentarëve, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Lega Nord. Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

Menjëherë është thirrur konferenca e grupeve parlamentare.

Vijon…