Bota

Shënjestronin vendet e NATO-s, Spanja arreston tre hakera pro-rusë të lidhur me sulme kibernetike!

Tre persona janë arrestuar nga policia spanjolle me akuzën se kanë marrë pjesë në sulme kibernetike nga një grup pro-rus kundër institucioneve publike dhe sektorëve strategjikë të vendeve anëtare të NATO-s.

 “Sulmet kishin për qëllim vendet që mbështesin Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus. Dy nga të dyshuarit u arrestuan në Huelva dhe Seville, në Spanjën jugore, ndërsa i treti u arrestua në Ishujt Balearik”, njoftuan autoritetet në një deklaratë.

Sulmet kompjuterike ishin organizuar nga grupi i hakerëve NoName057(16).

“Aktiviteti i tyre kryesor ishte kryerja e sulmeve DDoS (Distributed Denial of Services) kundër faqeve të internetit të organizatave publike dhe private në sektorët qeveritarë, infrastrukturave kritike dhe shërbimeve thelbësore”, thekson policia.