Aktualitet

Shënjestrimi i shqiptarëve si shkak i krimeve, Rama kritika Britanisë: Çmenduri!

Kryeministri Rama reagoi për deklaratat e Londrës zyrtare që shënjestrojnë shqiptarët duke i akuzuar se po abuzojnë me ligjet e skllavërisë moderne e duhet të largohen. Në Twitter, Rama shkruan:

Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyete Ajnshtajnin!)

Rama vë në dukje se 70% e 140 mijë shqiptarëve që janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar, jetonin në Itali dhe Greqi. 1 mijë e 200 prej tyre janë njerëz të biznesit. “Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive e të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë”, – shkruan kryeministri.

70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave.

Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive, ne kurrë nuk kemi pasur tonat. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë!