Disa njerëz shpesh hasin vështirësi në gjetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të lumtura. Këto shenja të zodiakut, sipas ekspertëve, konsiderohen se kanë më pak fat në dashuri:
Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqve e shohin botën përmes syzeve rozë dhe shpesh idealizojnë partnerët e tyre. Kjo i bën ata të zhgënjyer kur përballen me realitetin. Dëshirat e tyre jorealiste mund të dëmtojnë marrëdhëniet, duke i shtyrë ata drejt lidhjeve sekrete që nuk i sjellin lumturi.
Gaforrja
Gaforret janë të ndjeshëm dhe kujdesen thellësisht për partnerët e tyre, por ndonjëherë e humbasin veten në marrëdhënie. Dëshira për të bërë partnerin të lumtur i çon ata të injorojnë nevojat e tyre, duke sjellë pakënaqësi me kalimin e kohës.
Bricjapi
Edhe pse duket se janë të ftohtë dhe të distancuar, Bricjapët e mbrojnë veten nga zhgënjimet. Frika nga intimiteti i bën ata të vështirë për t’u hapur, duke i lënë shpesh të vetmuar dhe të pakënaqur, edhe pse janë të aftë të dashurojnë thellësisht.
Këto karakteristika tregon se për disa shenja të zodiakut, dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë një sfidë e vazhdueshme.