Të gjithë kanë një qasje ndryshe kur bëhet fjalë për dërgimin e mesazheve. Disa e kanë më lehtë të shkruajnë një mesazh të gjatë, se sa të komunikojnë përmes mesazheve zanore, e të tjerë preferojnë të kundërtën. Fakti që janë gjithë kohës në lëvizje, në punë apo takime e bën më praktike zgjidhjen e të dërguarit të një mesazhi zanor në vend të një teksti.
Ja tre shenjat e horoskopit që e kanë më të theksuar këtë cilësi:
Një Binjak mund t’ju dërgojë mesazhe të shumta gjatë gjithë ditës dhe këtë e bën me shumë kënaqësi. Kjo shenjë e zhurmshme e ka pikë të fortë komunikimin, ndaj të dërguarit e mesazheve zanore e bën më të thjeshtë shpjegimin e çdo situate apo detaji. Më pak fjalë, të lindurit e kësaj shenje “dridhen” nga emocionet kur flasin për mendimet e tyre, tregojnë histori apo shtojnë detaje plotësuese. Si një shenjë shpesh në lëvizje, një Binjak vlerëson shumë aftësinë për të folur me telefon, në vend që të ndalojë veten duke dërguar mesazhe të ndryshme, qofshin ato zanore apo me tekst.
Virgjëresha merr kurorën kur bëhet fjalë për dërgimin e mesazheve të gjata zanore. Në vend që të dërgojë mesazhe me tekst ose të telefonojë për të biseduar, kjo shenjë preferon shtypjen e butonit audio dhe nisjen e një bisede që mund të tingëllojë më shumë si një podkast. Kjo shenjë ka tendencën që të ketë një mënyrë të vetën për t’i bërë gjërat, ndaj nëse ju jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm, Virgjerësha mund të hartojë një fjalim të gjatë me këshilla dhe komente personale.
Si një shenjë praktike, Bricjapi nuk është adhurues i thashethemeve, ndaj të lindurit e kësaj shenje janë shpesh të zënë për t’u përfshirë në biseda kaotike në grup. Por, si një shenjë Toke, ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar, sidomos me këshilla përmes mesazheve zanore. Ndoshta do të merrni vetëm një ose dy mesazhe zanore në javë nga kjo shenjë, por ato do të jenë gjithmonë të gjata dhe të mbushura me histori, udhëzime dhe informacione të lezetshme. Kjo është mënyra e tyre për t’ju mbajtur të informuar pa filluar një bisedë të vërtetë, por me shumë detaje dhe humor.