Horoskopi

Shenjat e horoskopit që shohin ëndrrat më të çuditshme dhe…

Shumica e njerëzve zgjohen nga gjumi pasi kanë parë një ëndërr të çuditshme, të trembur, ose edhe në siklet sepse s’janë në gjendje ta mbajnë mend me detaje.

Arsyet e ëndrrave të çuditshme mund të jenë të ndryshme, që nga një film që ke parë dhe qëndron i freskët në kujtesën tënde, apo për shkaqe të ndryshme psikologjike.

Sipas astrologut Brandyn Lee, ka 3 shenja horoskopi që shohin ëndrra shumë të çuditshme dhe janë të afta t’i mbajnë mend ato. Pse shohin ëndrra të çuditshme? Epo, sepse janë kreative dhe kanë shumë imagjinatë.

Shigjetari

Shigjetari është gjithnjë duke imagjinuar për aventurën e radhës dhe për shumë gjëra të tjera, duke nisur që nga puna, fati e gjithçka që i ndodh gjatë ditës. Mendja e Shigjetarit është një lëmsh i vërtetë dhe s’është aspak çudi që edhe ëndrrat janë të tilla.

Ujori

Në fakt, Ujori qëndron në krye të listës. Si një shenjë e udhëhequr nga Urani, imagjinata e Ujorit arrin majat dhe patjetër që nuk njeh limite. Askush nuk sheh ëndrra më të ndërlikuara se Ujori, i cili është i aftë për t’i dhënë edhe një shpjegim. Mendja e një Ujori s’pushon kurrë, as në gjumë.

Peshqit

Jo më kot njihet si shenja më ëndërrimtare e horoskopit. Peshqit ëndërrojnë për shumë gjëra dhe shpesh, ëndrrat e tyre janë kaotike, të frikshme dhe jo, nuk kanë një fund të lumtur. Peshqit vdesin të arratisen nga realiteti dhe duke qenë se është një shenjë uji që s’e kufizon veten në spiritualitet, shpeshherë, lidhen ngushtë me ëndrrat dhe shpjegimet e tyre.