Horoskopi

Shenjat e horoskopit që rilidhen shpesh me miqtë e vjetër!

Disa njerëz i “trazon” thjesht ideja që duhet t’u shkruajnë personave që dikur i kanë pasur miq të ngushtë, por për shkak të punës apo angazhimeve kanë shumë kohë pa i dëgjuar. Pikërisht, ky lloj stresi i pengon ata që të rivendosin kontaktet me miqtë e vjetër, ndërkohë që ka të tjerë që janë shumë entuziastë kur dërgojnë mesazhe apo bëjnë telefonata, edhe pse kanë shumë kohë që nuk i takojnë apo shohin këta persona.

Ja cilat janë këto shenja:

Gaforrja

Gaforret marrin kurorën kur bëhet fjalë për nostalgjinë dhe kjo është shtysa kryesore që i bën ato të afrohen me miqtë e vjetër. Kjo shenjë Uji mund të risjellë të gjitha kujtimet e mira të viteve të kaluara dhe kjo shpesh i shtyn ata drejt veprimeve konkrete. Gaforret nuk e kanë problem që të kontaktojnë një shok/shoqe nga shkolla fillore, dikë që e kanë pasur koleg/e zyre për shumë vite dhe të caktojnë takimin e radhës pa asnjë problem. Të lindurit e kësaj shenje i trajtojnë njësoj dhe njerëzit e familjes. Nëse ata janë duke bërë një festë ditëlindjeje, një martesë apo takim të rastësishëm, mund të prisni që t’ju ftojnë për një për kafe dhe t’ju presin me shumë respekt dhe  dashuri.

Peshorja

Si shenjë Ajri, Peshoret nuk hezitojnë kurrë që t’u drejtohen miqve të tyre, të vjetër apo të rinj. Nëse u kujtohet diçka, ata menjëherë marrin telefonin, dërgojnë mesazhe etj. Shpesh, duket sikur biseda juaj fillon aty ku u la, edhe nëse kanë kaluar vite që kur keni folur për herë të fundit. Peshoret drejtohen nga Afërdita, planeti i dashurisë, ndaj vlerësojnë marrëdhëniet e të gjitha llojeve. Nëse u ndodh që të humbasin gjurmët e një shoku/shoqeje, kjo vjen për faktin se janë të grindur, por jo se kanë harruar rëndësinë e raportit që kanë me ta.

Shigjetari

Shigjetarët e shohin gjithë botën si një grup miqsh të mundshëm. Kjo shenjë mbledh miqtë gjatë udhëtimeve dhe ata krijojnë lidhje vërtet të forta me kolegët/et, fqinjët, madje edhe ish-ët e tyre. Qëllimi i tyre kryesor në jetë është të formojnë një grup me një numër individësh që rritet vazhdimisht. Shigjetarët kanë edhe diçka tjetër: Ata mërziten lehtë, por pavarësisht kësaj, janë gjithmonë në listën e miqve të tyre kur vjen puna për t’u takuar. Nëse miqtë e tyre më të ngushtë janë të zënë, atëherë ata do t’i dërgojnë një mesazh një shoku/shoqeje që nuk e takojnë prej kohësh.