Horoskopi

Shenjat e horoskopit që nuk ‘ngopen’ me gjumë!

Shenjat e horoskopit që do të përmendim më poshtë e teprojnë me pushimin dhe gjumin dhe më mirë preferojnë të flenë sesa të bëjnë ndonjë aktivitet tjetër. Gjumi për ta mund të jetë shërim, arratisje apo kënaqësi dhe nuk mund të ngopen kur janë të stresuar apo të lodhur.

Peshqit

Është një shenjë emocionale, romantike, kapriçioze dhe e ndjeshme. Ata e shijojnë procesin e gjumit më shumë se pjesa tjetër e shenjave, sepse mund të “zhyten” në botën e tyre imagjinare ose sepse gjumi është ikja e tyre personale.]

Demi

Demi është një shenjë e Tokës dhe dëshiron të shijojë çdo gjë që bën. Atij i pëlqejnë punët manuale, si gatimi, kopshtaria dhe me procese të tilla merr energjinë që i nevojitet. Megjithatë, në gjumë ai do të kalojë kufirin e lejuar prej shtatë deri në nëntë orë.

Gaforrja

Gaforret janë mace shtëpie dhe si çdo shenjë uji ata janë thellësisht të lidhur me emocionet e tyre. Ata ndihen shumë më të njohur në një mjedis “shtëpi” dhe marrin energji prej saj. Në fakt, nuk ka asnjë mënyrë të duhur për të pushuar plotësisht një Gaforre. Për këtë arsye, sado orë të flejë, nuk do të mjaftojë.