Për shenjat më poshtë të horoskopit është e pamundur ta përtypin faktin se nuk ia dolën dhe dështuan në atë që donin të bënin ose synonin të bënin. Logjika e tyre u thotë se duhet të vazhdojnë, por kjo ndjenjë e dështimit i ha ata përbrenda.
Dashi dëshiron të jetë gjithmonë i pari dhe më i miri. Objektivi i tij është maja dhe çdo gjë në mes konsiderohet si dështim për të. Në rast dështimi nuk e kapërcen dot kollaj faktin që nuk ia doli. Ndjesia e “disfatës e bën të lëngojë”.
Për Luanin ka vetëm fitore. Ai as nuk dëshiron të dëgjojë fjalët humbje apo dështim. Ai jep gjithçka për të arritur atë që dëshiron dhe kur nuk ia del, zhgënjimi e lëndon dhe e rëndon psikologjikisht.
Akrepi në jetën e tij dëshiron gjithçka ose asgjë. Vetëm suksesi ekziston në fjalorin e tij dhe askush nuk mund ta ndryshojë mendjen për këtë. Mirëpo, në rast se gjërat nuk shkojnë sipas planit dhe ai dështon, atëherë është e sigurt që fajin për dështimin do t’ia vërë vetes. Fillimisht ai do të bjerë psikologjikisht dhe do të lëndohet, por e vetmja gjë e sigurt është se në të ardhmen do të përpiqet pa u lodhur të fitojë atë që ka humbur.
Edhe një pengesë e vogël, në mendjen e Bricjapit, mund të konsiderohet një dështim. Në jetën e tij ai është një perfeksionist dhe çdo gjë që merr përsipër të bëjë, dëshiron ta çojë deri në fund. Mirëpo në rast dështimi, ai lëndohet nga mos pranimi i humbjes.