Shenjat e horoskopit që bëjnë reagime të sikletshme kur ka drama rreth tyre!

Dashi

Një shenjë që nuk di si të reagojë kur i vjen me zemër të thyer, apo një dhimbje që të shpon… Nuk është se nuk i përjeton mirë emocionet, por Dashi është i pushtuar nga një konfuzion i tmerrshëm, për atë që duhet të bëjë. Ai mundohet të të thotë se gjithçka do të jetë mirë, thjesht qetësohu, por nëse vazhdoni, me sinqeritet të plotë, po ju them, ai nuk di si t’ju trajtojë.

Shigjetari

Ai me të vërtetë dëshiron t’ju ndihmojë, t’ju shohë përsëri të lumtur, por ai ka prirjen t’ju mbajë leksione kur keni dhimbje. Kjo e bën atë të duket paksa i shkëputur nga drama juaj, por nuk ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni të pakëndshëm. Ai ndoshta nuk ka mënyrën e ëmbël dhe të butë që ju nevojitet për t’u hapur dhe shkarkuar dhimbjen tuaj. Por ai nuk do t’ju mohojë kurrë ndihmën e tij dhe mbi të gjitha do të bëjë gjithçka që ju kërkoni për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Cila nga shenjat do të sfidohet sot? Horoskopi për 27 shtator 2024: Mund të përfshiheni në debate…
Ujori

Ai i ngjan shumë Shigjetarit, por edhe Dashit: ai nuk dëshiron t’ju largojë kur t’ia çoni dhimbjen në pragun e shtëpisë së tij, por gjithashtu nuk di çfarë të thotë apo të bëjë për t’ju qetësuar. Ai përfundon duke ju dhënë këshilla se çfarë NUK duhet të bëni (të cilat nuk keni nevojë të dëgjoni në atë moment), ai do t’ju tregojë për herët kur e ka pasur më keq (gjithashtu informacione të padobishme), ose do të përpiqet të ju ngacmojë të dilni dhe bëni diçka së bashku. Qëllimi i mirë, zemër e pastër, por reagime të sikletshme!