Health & Beauty Lifestyle

Shëndet më të mirë zemre dhe jo vetëm, të mirat e të pasurit një qenush…

Lajme të mira për të gjithë ju pronarë qenushësh, miqtë tuaj katërputrosh i bëjnë mirë shumë shëndetit, posaçërisht personave të moshuar. A e keni ditur që pronarët e qenve më të vjetër se 60 vjeç kanë më pak trigliceride në gjak dhe presion të ulët të gjakut?

Kjo përgjithësisht i kontribuon shëndetit të mirë të zemrës dhe sistemit kardiovaskular, tregon një hulumtim i fundit amerikan. Është treguar se si ndër pronarët e qenve ka më pak sulme të zemrës se sa ndër njerëzit të cilët jetojnë të vetëm. Krahas kësaj, pronarët e qenve të cilët pësojnë sulm në zemër, shërohen shumë më shpejt dhe jetojnë më gjatë.

Sociologët dhe ekspertët kanë marrë në shqyrtim dobitë fizike të të pasurit një qenush dhe së pari kontribuojnë në shtimin e aktivitetit fizik, i cili në moshën e tretë është themel i vitalitetit dhe i jetës cilësore, shkruan portali amerikan ‘Grandparents.com’. Sipas hulumtimeve të tyre, pronarët e qenve kryesisht në moshën 70 dhe 80-vjeçare arrijnë aktivitetin e rekomanduar fizik 2,5 orë gjatë javës për persona të rritur, ndërkaq me atë rast kanë indeks më të ulët të masës trupore, përkatësisht janë më të shëndetshëm dhe masa e muskujve është më e mirë, më pak të kufizuar fizikisht dhe rrallë shkojnë te mjeku.

Të sinqertë, besnikë dhe plot dashuri, studime të fundit japin konkluzionin se pronarët e qenëve janë partnerë idealë. Tashmë të gjithë e dinë se si qeni është miku më i mirë i njeriut, por jeta me të i ndryshon zakonet dhe vendos ndryshe prioritetet. Por çfarë e bën pronarin e kafshëve shtëpiake më ndryshe se të tjerët? Zbuloni më shumë në këtë link.