Bota

Shembet çatia e Kishës në Brazil, dy të vdekur dhe 22 të plagosur!

Të paktën dy persona vdiqën dhe 22 u plagosën kur çatia e një kishe u shemb në qytetin brazilian të Recife. Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për personat në nevojë dhe më shumë se 60 persona ndodheshin brenda kishës. Një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u gjetën të vdekur nga ekipet e shpëtimit që shkuan në vendin e ngjarjes. Mes të plagosurve është një grua shtatzënë, si dhe një fëmijë 4 vjeç. Ende nuk dihet shkaku i shembjes së çatisë.