Sport

Shehi: Objektivi i vetëm dhe primar i Partizanit është…

Partizani do të presë nesër Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të që luhet në orën 17:00 në “Arenën e Demave”. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. “Është e vërtetë që skemi marrë ato rezultate që donim, përsa i përket mungesave nuk dua ti përmend fare sepse s’dua ti përmend si alibi. Jemi koshientë që skemi marrë ato që donim por duam të shohim përpara dhe të rritemi, të kërkojmë përmirësimin. Duhet të lemë pas krahëve dhe të përqëndrohemi tek e nesërmja. Është i njëjti kundërshtar, por dy kompeticione të ndryshme, ne duhet të fokusohemi tek kampionati. Duhet të marrim 3 pikët dhe më pas të mendojmë për Kupën.

Ndeshjet e ardhshme duan vlerësim maksimal, duhet ti trajtojmë me qëllimin që po luajmë me skuadra pretendente. Aventura në çdo klub që shkon nuk është e lehtë, sepse duhet të njohësh lojtarët dhe mënyrën e të luajturit. E filluam mirë dhe faza përgatitore shkoi mirë, disa detaje na kanë ndikuar në ndeshjet që skemi fituar. Çdo trajner ku shkon ka vështirësitë e veta, kjo është e pashmangshme, janë të pranishme kudo atje ku shkojnë për herë të parë në mes të një sezoni. E rëndësishme është që lojtarët kanë dëshirën dhe janë të fortë. Objektivi ynë i vetëm dhe primar është ndeshja e nesërme”, tha ai.