Biznesmeni amerikan Ken Griffin iu dhuroi punonjësve të tij një udhëtim në Disneyland, për të festuar përvjetorin e kompanisë. Themeluesi i Citadel LLC, një fond mbrojtës shumëkombësh, ftoi 1200 punonjësit e tij dhe familjet e tyre të shijojnë Disneyland Tokio.
Ai mbuloi të gjitha shpenzimet, udhëtimin, biletat e parkut tematik dhe pagoi për sigurinë e fëmijëve të tyre. Përveç kësaj, 55-vjeçari pagoi për koncertet private të Maroon 5 dhe Calvin Harris për punonjësit e tij.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi vepron kështu me stafin e tij. Vitin e kaluar ai i mori ata në një udhëtim treditor në Walt Disney World dhe pagoi për disa koncerte, duke ofruar ushqim dhe pije. Ken Griffin zotëron gjithashtu Citadel Securities, një nga prodhuesit më të mëdhenj në tregun amerikan. Pasuria e tij vlerësohet të shkojë deri në 35.2 miliardë dollarë. Kjo e bën Griffin që të renditet në vendin e 40-të të njerëzve më të pasur sipas Forbes. Ai u shpreh:
Sot, gama e talenteve që kemi bashkuar është thjesht mahnitëse. Ne kemi krijuar jo një, por dy firma në krye të industrisë. Së bashku, ne kemi imagjinuar dhe ndërtuar të ardhmen e financave.
Përveç përvjetorit, Ken dhe ekipi i tij po festonin suksesin e kompanisë në treg, pavarësisht se shumë fonde të tjera mbrojtëse humbën 4% mesatarisht dhe S&P 500 ra 16 % këtë vit. Duke i lënë pas shefat e tjerë, manjati i biznesit organizoi gjithashtu koncerte nga Carly Rae Jepsen dhe Diplo për të festuar suksesin e firmës së tij, si dhe një performancë nga një prej grupeve të tij të preferuar, Coldplay.