Tech

Shefi i Twitter-it Elon Musk kërcënon Microsoft!

Së fundmi shefi i Twitter, Elon Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje. “Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter.

Musk po i përgjigjej planit të Microsoft për ta larguar Twitter-in nga platforma e tij e reklamave të korporatave. Ai nuk dha detaje apo prova të tjera për të mbështetur pretendimin. Microsoft ndërkaq nuk pranoi të përgjigjej për BBC. Më herët, kompania tha në një njoftim se platforma e saj e reklamave “nuk do të mbështesë më Twitter” nga e marta më 25 prill.

Rikujtojmë, se miliarderi i teknologjisë thuhet se është gati të hedhë modelin e tij të AI konkurrent të ChatGPT. Fusha e inteligjencës artificiale muajt e fundit ka përjetuar një shpërthim të paprecedentë me modele të tilla si ChatGPT ose GPT4. Sipas raporteve pronari i Twitter po planifikon një kompani të AI për të konkurruar me OpenAI, i cili krijoi ChatGPT. Ai ishte një nga bashkëthemeluesit e OpenAI në 2015 por u largua tre vjet më vonë.