Bota

Shefi i inteligjencës britanike u bën thirrje rusëve për bashkëpunim!

Numri një i spiunazhit të Britanisë së Madhe, MI6, sot u bëri thirrje rusëve që kundërshtojnë luftën e Moskës në Ukrainë, që të “bashkojnë duart” me shërbimin e tij të Inteligjencës dhe t’i japin fund gjakderdhjes.

Në fjalimin e dytë që nga koha kur u bë shef i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete në vitin 2020, Richard Moore shprehu besimin e tij se ka gjasa shumë të ulëta që Rusia të rifitojë avantazh në Ukrainë.

Gjatë këtij fjalimi të mbajtur në ambasadën britanike në Pragë, situatën aktuale në Ukrainë, ai e krahasoi me Pranverën e Pragës në vitin 1968, kur Bashkimi Sovjetik anuloi reformat liberale.

Ndërsa ata na tregojnë korrupsionin, grindjet e brendshme dhe paaftësinë e pashpirt të liderëve që kanë, shëmbëlltyrën më të shëmtuar të njerëzimit, shumë rusë po luftojnë me të njëjtat dilema si paraardhësit e tyre në vitin 1968.

Unë i ftoj ata që të bëjnë atë që kanë bërë të tjerët gjatë 18 muajve të fundit dhe të bashkojnë duart me ne. Dera jonë është gjithmonë e hapur…Sekretet e tyre do të jenë të sigurta me ne dhe së bashku do të punojmë për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Po ashtu, vendimin e Iranit për furnizim të Moskës me dronë, zyrtari i Londrës e quajti “të pandërgjegjshëm” dhe vuri në dukje se ky vendim ka provokuar grindje të brendshme në nivelin më të lartë të regjimit në Teheran.

Ndërkaq, Moore paralajmëroi edhe se Kina e Rusia po garojnë për të zotëruar teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Ndër të tjera u ndal te tema e inteligjencës artificiale, duke thënë se kjo teknologji i ndihmon agjencitë e inteligjencës, por nuk mund të zëvendësojë agjentët që mund zbulojnë sekrete, diçka që sipas tij teknologjia nuk mund ta bëjë.

Karakteristikat e veçanta të agjentëve që janë në vendet e duhura do të bëhet edhe më e rëndësishme.