Bota

SHBA sekuestron avionin personal të Maduros

Qeveria amerikane ka konfiskuar një aeroplan që thuhet se përdoret nga presidenti venezuelian Nikolas Maduro, duke pretenduar se shkel sanksionet e Uashingtonit kundër Karakasit, raportoi të hënën “CNN”.

Avioni kushton rreth 13 milionë dollarë dhe është sekuestruar në bashkëpunim me autoritetet dominikane.

Amerikanët e kanë akuzuar Maduron për trafik droge dhe refuzuan të njohin fitoret e tij në dy zgjedhjet e fundit presidenciale në Venezuelë.

“Ne po dërgojmë një mesazh të qartë këtu se askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është mbi shtrirjen e sanksioneve të SHBA-së”, tha një zyrtar i Uashingtonit për “CNN”.

“Miami Herald” e identifikoi avionin si “Dassault Falcon 900EX”, një avion korporativ i ndërtuar nga Franca që ka vizituar më parë Kubën dhe Brazilin.